Site icon Telegrafi

Stuhia ne Peje, Drejtori i Emergjencave: Nuk ka deme te medha

Foto: Peja në Fokus

Stuhia që përfshiu qytetin e Pejës mbrëmjen e kaluar shkaktoi dëme të vogla, kryesisht në qendrën e qytetit.

Sipas drejtorit për Emergjenca në Pejë Gëzim Gashi për Telegrafin, ka thënë se disa shtylla elektrike dhe lisa janë rrëzuar, por nuk ka raportime për dëme më të mëdha apo ankesa nga qytetarët deri tani.

Foto: Peja në Fokus

“Kemi pasur disa dëme të vogla, disa shtylla elektrike janë rrëzuar por edhe disa lisa. Diçka tjetër për momentin të konfirmuar nuk kemi. Ende nuk kemi as ankesa nga qytetarët në drejtim të drejtorisë që kanë pasur ndonjë dëmtim nga era, pak a shumë qyteti është më i goditur”, tha Gëzim Gashi, drejtor i Drejtorisë për Emergjenca në Pejë për Telegrafin, lidhur me situatën.

Drejtoria për Emergjenca të Komunës së Pejës janë në monitorim të situatës dhe të gatshëm të ndërhyjnë për të adresuar çdo rast të raportuar nga qytetarët. /Telegrafi/

Exit mobile version