Një video e postuar në internet thuhet se tregon një stuhi rëre që rrethon Kanalin e Suezit.
Dhe siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, si pasojë, çoi në mbylljen e dy porteve nga autoritetet.
Ndryshe, bëhet e ditur më tej, pjesë të Egjiptit janë goditur nga retë e pluhurit dhe rërës.
Një person vdiq dhe pesë të tjerë u plagosën të enjten, kur një billboard u shemb si pasojë e stuhisë së rërës që përfshiu kryeqytetin e Egjiptit Kajro.
Kanali i Suezit është një nga rrugët ujore më të ngarkuara në botë. /Telegrafi/