Site icon Telegrafi

Studimi që jep alarmin: Buka e bardhë dhe sheqeri çrregullojnë gjumin

Femrat në moshë që hanë shumë ushqime me sheqer dhe bukë të bardhë janë më shumë të prirura të preken nga insomnia (pagjumësia)

Një studim që përfshiu 50 mijë gra rreth moshës 60-vjeçare zbuloi se drithërat dhe sheqeri ndikojnë tek çrregullimi i gjumit.

Shkencëtarët nga qyteti i New Yorkut sugjeruan se sheqeri i tepërt ndryshon nivelin e sheqerit në gjak sa trupi fillon të çlirojë hormone që i mbajnë njerëzit zgjuar.

Mund të jetë gjithashtu fakti që humbja e gjumit mund të bëjë që njerëzit të hanë më shumë, që do të thotë se efekti mund të shkojë në anën tjetër.

Por gratë në studim ishin 16 përqind më të prirura të rrezikoheshin nga pagjumësia nëse hanin shumë ushqime me sheqer dhe bukë të bardhë.

Rezultatet tregojnë për rëndësinë e dietës për ata që vuajnë nga pagjumësia.

“Shmangia e pagjumësisë është një arsye tjetër e mirë për të shmangur ëmbëlsirat përveç kontrollit të peshës,” tha autori i studimit, Dr James Gangwisch, psikiatër në Universitetin Columbia. /Telegrafi/

Exit mobile version