Me siguri, shumë prej nesh, herë pas here, shkruanim në provimet tona atë që kishte pak kuptim, por që na shpëtonte nga sikleti për të lënë fletën bosh.
Megjithatë, përgjigja e një studenti, i cili duket se e dinte se çfarë po bënte, ka shkaktuar të qeshura te përdoruesit e rrjeteve sociale.
Është anatomia e zemrës ajo që është bërë virale në rrjete sociale, përcjell Telegrafi.
I pyetur për të vizatuar zemrën, studenti zgjodhi ta bënte atë më personale.
Në vend që të emëronte pjesët e organit, studenti shkroi emrat e disa vajzave dhe përshkroi rolet e tyre në jetën e tij.
Bëhet e ditur se videoja e tij ka marrë mbi një milion pëlqime në Instagram.
“Të paktën ai e vizatoi zemrën”, tha një përdorues.
“Të paktën ai nuk ka frikë të thotë të vërtetën e zemrës”, shkroi një tjetër. /Telegrafi/