Matt Sterling që banonte me disa student në Bristol të Anglisë, kur është kthyer nga pushimi ka gjetur papastërti shumë të madhe.
Jashtëqitjet në lavaman, e përshkruajnë më së miri se në çfarë gjendje e kanë lënë ata banesën dhe janë larguar, transmeton Telegrafi.
“Pjatat ishin bërë bashkë me taketuket e mbushura me bishta cigaresh. Frigoriferi përplot me ushqim të mykur dhe shumë mbeturina”, ka shkruar mes tjerash Sterling.
Për më keq, studenti i juridikut kishte vetëm edhe dy ditë për ta lëshuar banesën dhe është dashur të kryej pastrimin vet, që të mos ndëshkohej. /Telegrafi/