Site icon Telegrafi

Studentët e Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT zhvilluan një punëtori në redaksinë e Telegrafit

Studentët e vitit të dytë të Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, në kuadër të ushtrimeve praktike në lëndën “Punë Praktike në Mediat e Shkruara”, kanë vizituar redaksinë e lajmeve në Telegrafi.com, për të parë se si bëhet puna në praktikë në profesionin e gazetarisë.

Atyre iu prezantua puna nga kryeredaktori i Telegrafit, Muhamet Hajrullahu, ku për ta ishte një mundësi unike dhe e shkëlqyer që të tregojnë aftësitë e tyre në një ambient real pune dhe të përfitojnë eksperiencë të vlefshme për karrierën e tyre të ardhshme si gazetarë.

Në kuadër të kësaj punëtorie, studentët kanë përfituar njohuri të reja rreth rolit të gazetarëve, punës në terren, përpilimit të lajmeve, si dhe rreth fazave të prodhimit të një artikulli, duke filluar nga përzgjedhja e temës deri te shkrimi dhe redaktimi i artikullit.

 

Exit mobile version