Noizy dhe Stresi momentalisht janë miq shumë të mirë me njëri-tjetrin, pas pajtimit të tyre pas 11 vitesh.
Dyshja e famshme janë shpesh nëpër koncerte bashkë e madje kanë krijuar edhe këngë.
Ditën e sotme (e mërkurë) kur Rigels Rajku (emri i vërtetë) feston ditëlindjen e 37-të, nuk mund të mungonte një dedikim i veçantë nga krijuesi i hitit “Cocaina”.
“Urime ditëlindjen Zini. Qofsh i lumtur përjetë. E meriton”, kanë qenë fjalët që ia dedikoi.
Para katër muajsh, reperët e famshëm sollën një këngë të titulluar “Medalioni”.
Kjo u prit shumë mirë nga publiku dhe për këtë periudhë ka kaluar shifrën e 30 milionë klikimeve në platformën YouTube.
Ata i dhanë fund armiqësisë së tyre shumëvjeçare rreth tri vite më parë. /Telegrafi/