Fituesi i Big Brother VIP Kosova, Arkimed Lushaj – Stresi, së fundmi ka dhënë një intervistë në “Mos i bjer me top”.
Ai ka zbuluar nëse një postim që ndau kishte të bënte me Luiz Ejllin, pasi e mbështeti një kandidat të PS-së.
I njëjti tregoi se kjo nuk ishte për artistin shkodran, por për këngëtaren Çiljeta Xhilaga.
Në një nga pyetjet në një rubrikë të këtij programi, ai tha se personin e parë që do ta prangoste është Çiljeta.
Pjesë nga biseda e tyre:
Stresi: E para është Çiljeta, do e kisha prangosur përgjithmonë, meqë e deshët një emër. Me të parën që do merresha është ajo.
Ronaldo Sharka: Ndoshta nga fakti që Çiljeta bëri këtë ndryshimin kohët e fundit që kaloi nga lali Eri.
Stresi: Dëgjo, politika është hobi, primare është muzika.
Ronaldo Sharka: Po ti je fansi i politikës. Përveç Çiljetës ti ke bërë një postim që ke thënë berishjan deri në vdekje.
Stresi: Po ajo dihet.
Ronaldo Sharka: Njerëzit kanë menduar se është thumb për Luizin.
Stresi: Jo, s’ka të bëjë fare, ajo është e drejta e tij dhe unë respektoj të drejtën e çdo kujt, se unë jam askush të gjykoj…
Ronaldo Sharka: Atëherë e kishe për Çiljetën?
Stresi: Për Çiljetën po. /Telegrafi/