Site icon Telegrafi

Stina e pranverës dhe shtatzënia

Pranvera, për shumicën prej nesh është stina më e mrekullueshme e vitit

Nëse edhe ju bëni pjesë në këtë grup dhe nëse keni planifikuar shtatzëninë, ndërsa testi doli pozitiv, atëherë jeni me fat!

Dr. Memli Morina,
Mr. sci, gjinekolog-obstetër

Shtatzënia që fillon në pranverë ka shumë përparësi.

Për shkak të temperaturave ideale ju mund të dilni të shëtitni pa pasur të ftohtë dhe pa pasur nevojë që të mbathni këpucë të rënda dhe pallto të trashë.

Shijoni këtë periudhë të vitit kur mund të dilni me këpucë të lehta ose sandale. Por, gjatë verës ju do të keni shumë më tepër vapë se sa të tjerët përreth jush.

Keni kujdes, mbroni lëkurën nga rrezet e diellit dhe pini lëngje në sasi të mjaftueshme! Mos lejoni veten që të dehidroheni!

Një mënyrë e thjeshtë për ta marrë vesh se a po pini mjaftueshëm ujë është nëse e përcillni pamjen e urinës tuaj.

Urina duhet të jetë e kthjelltë me ngjyrë të verdhë të çeltë; nëse urina është e dendur dhe e errët kjo është një shenjë se duhet të pini më shumë lëngje.

Në pranverë mund të hamë plot fruta e perime të freskëta.

Shfrytëzoni këtë përparësi që ju jep kjo periudhë e vitit, por keni kujdes dhe shpërlani frutat e perimet me më shumë kujdes se më parë.

Lexo po ashtu Si llogariten javët e shtatzënisë dhe termini i lindjes?

/Telegrafi/

Exit mobile version