Mungojnë vetëm pak ditë nga betimi i Donald Trump si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kur do të hyjë zyrtarisht në Shtëpinë e Bardhë.
Por kush do të jetë stilisti që do të veshë Melania Trump? Një polemikë në pamje të parë sipërfaqësore, duke qenë se shumë stilistë në nivel ndërkombëtar e kanë sabotuar.
Duke nisur nga stilistja franceze Sophie Theallet, e cila u ka bërë apel kolegëve që të mos e veshin zonjën e parë të SHBA, e deri te Tom Ford, një prej stilistëve ikonë të Amerikës, i cili ka deklaruar se nuk ka ndërmend ta veshë Melania.
Gjithashtu stafi i inaugurimit të Trumpit si president nuk po mundet të gjejë një këngëtar që do të performojë më 20 janar. /Telegrafi/