Në mesin e tensioneve në Mesdheun Lindor, Turqia ka vendosur të zhvillojë stërvitje të përbashkëta ushtarake me Republikën Turke të Qipros Veriore (TRNCStërvitja, e quajtur “Martiri Kapiten Cengiz Topel Stuhia Mesdhetare 2020″, do të zgjasë pesë ditë nga data 6 deri në 10 shtator.
Një stërvitje e tillë planifikohet përvit, me qëllimin të ndihmojë mes të tjerash edhe në trajnimin e ndërsjellë, bashkëpunimin dhe ndërveprimin mes Komandës së Forcave turko-qipriote të paqes dhe Komandës së Forcave të Sigurisë të Republikës Turke të Qipros Veriore” .
Por këtë radhë mobilizimi për të, është ndryshe. Stërvitja do të zhvillohet me pjesëmarrjen e forcave tokësore, ajrore dhe detare.Tensionet kanë ardhur duke u rritur prej javësh në Mesdheun Lindor ndërsa Turqia dhe Greqia kanë kryer secila manovra ushtarake në zonë.
Greqia e kundërshton eksplorimin aktual të energjisë së Turqisë në Mesdheun Lindor, duke u përpjekur të përvijojë një territor detar të pretenduar nga Turqia bazuar në ishuj të vegjël pranë bregdetit turk. Turqia është vendi me vijën më të gjatë bregdetare në Mesdhe.
Ankaraja këmbëngul se edhe ajo dhe Qipro Veriore kanë të drejta në rajon dhe më herët deklaroi se burimet e energjisë pranë ishullit të Qipros duhet të ndahen drejt mes administratës greko-qipriote dhe asaj turko-qipriote, e cila i ka lëshuar një licencë për kërkim kompanisë shtetërore të naftës, Turkish Petroleum (TPAO).
Të dy vendet u kanë bërë thirrje aleatëve të tyre për mbështetje, duke i kërkuar bashkësisë ndërkombëtare të ndërmjetësojë mes tyre. /tch/