Pavarësisht se në çfarë moshe jeni, leximi është gjithmonë një mundësi e shkëlqyer për të ruajtur kondicionin mendor
Mendja e njeriut, mu ashtu edhe si muskujt, ka nevojë për ushqim për të zhvilluar kapacitetet e veta.
Nëse nuk i jepni përmbajtjen e duhur dhe nuk e përdorni, truri do të bëhet dembel dhe i ngadalshëm. Prandaj, përveçse duhet të shkoni rregullisht në palestër, praktikoni leximin çdo ditë, sepse është stërvitja më e mirë për trurin.
Leximi nxit krijimin e lidhjeve nervore në pjesët e ndryshme të tij, të cilat përndryshe mbeten të pastimuluara nga aktivitetet e tjera, transmeton Telegrafi.
Sa më shumë përmbajtje të ndryshme të lexoni, aq më shumë pjesë të ndryshme të trurit do të krijojnë lidhje të reja, gjë që përmirëson kapacitetet njohëse.
Përveç pasurimit të fjalorit, leximi i rregullt angazhon kujtesën – jo vetëm nëpërmjet memorizimit të përmbajtjes, por edhe përmes ndjekjes së tregimit.
Në mënyrë që të vazhdoni aty ku e latë, duhet të mbani mend atë që keni lexuar më parë (komplotin, personazhet dhe detaje të tjera të rëndësishme në roman), dhe krijimi i kujtimeve të reja forcon ato të vjetrat që keni tashmë. Kështu truri fiton zakonin e marrjes dhe ruajtjes së informacionit të ri.
Gjithashtu, kur ju duket se keni harruar diçka, mjafton të kujtoheni pak dhe informacioni i nevojshëm do të arrijë përmes rrugëve të ndryshme nervore, të cilat i ke krijuar duke lexuar. /Telegrafi/