Site icon Telegrafi

Sterling kishte tentuar ta kapte për fyti Joe Gomezin – me këtë pasoi edhe suspendimi i tij te Anglia

Raheem Sterling është suspenduar nga Anglia për ndeshjen ndaj Malit të Zi shkaku i zënkës me Joe Gomezin të hënën në St George’s Park.

E gjitha filloi në fitoren 3-1 të Liverpoolit ndaj Manchester Cityt në fundjavën e kaluar, kur dyshja kishin një zënë gjatë sfidës, por ajo më pas ka kaluar edhe në stërvitjet te ‘Tre Luanët’.

Sipas mediave në Angli, ylli i Manchester Cityt kishte tentuar ta kapte për fyti anëtarin e Liverpoolit, derisa u dashtë që të ndërhynin bashkëlojtarët dhe ta qetësonin situatën.

Sterling ka reaguar në Instagramin e tij se ajo zënkë ishte për vetëm 5-10 sekonda, mirëpo nuk ka dashur të zbulojë për përleshjen në stërvitje te Anglia.

Lexo po ashtu Sterling reagon pas suspendimit nga kombëtarja e Anglisë shkaku i zënkës me Joe Gomez

Gareth Southgate ka marrë vendim që ta suspendojë anëtarin e Cityt për ndeshjen ndaj Malit të Zi që zhvillohet këtë të enjte, në mënyrë që të mos ndikojë në pjesën tjetër të skuadrës dhe në disponimin e tyre.

Sterling do të mungojë ndaj malazezëve, mirëpo do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Kosovës që zhvillohet më 17 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri”. /Telegrafi/

 

Exit mobile version