Duke u nisur nga fakti se në disa kantone të Zvicrës ka këso formash të stemave të përziera, atëherë, që të gjithë të jenë të kënaqur në Maqedoni, mërgata e shqiptarëve të Maqedonisë ju propozon institucioneve që merren me këtë problematikë stemën që e shihni në foto!
Kurora në këtë stemë do të ishte shumë më e bukur nëse është komplet e kuqe, mirëpo edhe në këtë formë për ne shqiptarët do të ishte e pranueshme, po qe se maqedonasit e pranojnë që gjysma e stemës (pjesa e djathtë) të jetë simboli i shqiptarëve.
Nëse kjo formë është e papranueshme për maqedonasit, atëherë, kështu si është e propozuar stema e re e Maqedonisë për mërgimtarët shqiptarë të Maqedonisë në Zvicër është e papranueshme, thuhet në propozimin e MSHM. /Telegrafi/