Shpresat e Arsenalit për titull mund të marrin fund brenda pak javëve, në rast se ata nuk bëjnë ndonjë lëvizje të madhe gjatë afatit kalimtar.
“Topçinjtë” e gjetën rrugën e golit të shtunën, duke shënuar plotë pesë gola ndaj Crystal Palace në “Emirates”.
Ekipi i Mikel Artetas ishin në rrezik që të marrin një goditje të madhe në garën për titull, pasi që kishin fituar vetëm një nga shtatë takimet e fundit në të gjitha garat, para takimit me Palace.
Në fakt, i tërë faji për këtë formë të Arsenalit është bartur tek sulmuesit e klubit, me Gabriel Jesus që ka shënua vetëm tre gola në Ligën Premier deri më tani, Gabriel Martinelli i cili ka shënuar katër gola dhe Bukayo Saka i cili është golashënuesi më i mirë i ekipit me gjashtë sosh.
Një statistikë që dëshmon mungesën e efikasitetit të sulmuesve të Arsenalit para portës është ajo e Darwin Nunez.
Uruguaiani tani ka shënuar tani më shumë gola (25) se sa Saka (24), Martinelli (21) dhe Jesus (18) në të gjitha garat, që prej se u transferua te Liverpooli verën e kaluar.
Për të mbajtur gjallë shpresat për fitimin e titullit të parë të Ligës Premier në dy dekada, Arsenali me shumë mundësi duhet të nënshkruajë me një sulmues në 10 ditët e fundit të afatit kalimtar, me Ivan Toney dhe Victor Osimhen që është raportuar se janë objektivat kryesor të klubit./Telegrafi/