Kylian Mbappe ka mundur të shënojë vetëm një herë në tetë ndeshjet e tij të fundit për kombëtaren e Francës – kundër Polonisë nga një goditje dënimi në Euro 2024.
Francezi nuk arriti të gjente rrjetën në katër ndeshjet e tjera në Euro.
Ai gjithashtu ngeci kundër Kanadasë në një miqësore dhe kundër Italisë në Ligën e Kombeve.
Sulmuesi ka hyrë nga bankina në pjesën e dytë kundër Belgjikës në Ligën e Kombeve, por nuk mundi të shënonte më.
25-vjeçari e ka nisur sezonin me tri gola në shtatë paraqitje në të gjitha garat. /Telegrafi/