Valencia do të ketë një stadium të ri deri në vitin 2027 dhe Mestalla që shihet si stadium ikonikë do të shkatërrohet.
Ndërtimi i stadiumit të ri të Valencias me emrin “Nou Mestalla” filloi 16 vite më parë, por u ndal shumë shpejt për mungesë parash.
Valencia mblodhi paratë e nevojshme falë një fushate për të ndihmuar në rindërtimin e objekteve sportive pas përmbytjeve shkatërruese të vitit të kaluar dhe puna rifilloi këtë javë.
Stadiumi i ri do të strehojë 70 mijë spektatorë dhe aty do të luhen ndeshjet e Kupës së Botës 2030.
“Valencia do të ketë stadiumin më modern kur të mbahet Kupa e Botës. Nëse Spanja ka njëmbëdhjetë stadiume nikoqire, Valencia nuk mund të lihet jashtë Kupës së Botës dhe jam i bindur që do të jetë kështu”.
➡️ Pues este es el NOU MESTALLA.
😅 No me gusta nada la fachada y lo de los pétalos de hormigón, no está a la altura. Por desgracia ya está todo acordado y será así. Por dentro, exceptuando la NO verticalidad, me gusta.
🥹 Aunque Mestalla siempre será Mestalla. pic.twitter.com/YfSAT7yiZV
— Sergio Capilla (@sergiocapilla_) January 10, 2025
“Ky është detyrim i Federatës sonë, ne jemi duke punuar për të dhe tashmë kemi arritur një progres të caktuar, jam plotësisht i bindur se Valencia do të jetë nikoqire e turneut”, ka thënë presidenti i ri i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan. /Telegrafi/