Mbrëmë janë zhvilluar dhjetë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.
Minnesota Timberwolves nuk i ka zhgënjyer tifozët e vetë duke korrur fitore në palestrën Target Center.
Let’s keep it rolling #powerofthepack pic.twitter.com/IJ2pkxv4MZ
— Gorgui Dieng (@GorguiDieng) November 29, 2018
Vendasit kanë triumfuar kundër skuadrës teksasiane San Antonio Spurs, të cilët pësuan humbje të thelle me rezultat 128-89.
Për asnjë moment ‘ujqërit’ nuk e vënë në dyshim fitoren e tyre duke ngadhënjyer në katër periudhat e ndeshjeve.
Basketbollisti më efikas te Wolves më i mirë ishte Robert Covington, i cili realizoi 21 pikë gjersa u ndihmua nga dyshja Derrick Rose dhe Karl-Anthony Towns, ku secili shënoi 16 sosh.
Te mysafirët më i miri në parket ishte Jakop Poeltl që shënoi 14 pikë ndërsa tri pikë më parë i realizoi Marco Belinelli.
Pas kësaj, Minnesota ka bilanc prej 11 fitoreve dhe po aq humbjeve ndërsa për Dallasin ishte fitorja e dhjetë kundrejt 11 humbjeve.
Ndryshe, Timberwolves do të takohet në takimin e radhës me Boston Celtics kurse Spursat do të ballafaqohen me Houston Rockets. /Telegrafi/