Organizata Sprout ka zbuluar emrat e lojtarëve të rinj që do të jenë pjesë e ekipit të tyre të CS:GO.
Pasi u përfol se raalz po rikthehej tek Sprout, tashmë organizata ka shpallur ekipin e plotë të CS:GO.
Së bashku me raalz, skuadrës do ti shtohet edhe snajperisti nga Ukraina, w0nderful, si dhe ish-anëtari i PROSPECTS, spooke.
W0nderful vjen si nënshkrimi më i madh i treshes pas një transferimi nga Spirit.
Ukrainasi u ul në stol në një rindërtim të skuadrës ruse pavarësisht se ishte performuesi i tyre më i mirë, me një vlerësim mesatar prej 1.13 gjatë qëndrimit të tij njëvjeçar atje.
Pas ardhjes së tre lojtarëve, tani formacioni i ekipit Sprout është kompletuar, dhe janë të gatshëm për garat e radhës në CS:GO.
Ky është formacioni i ri i Sprout:
Rasmus “Zyphon” Nordfoss
Daniil “alpha” Demin
Ihor “w0nderful” Zhdanov
Rasmus “raalz” Steensborg
Olle “spooke”” Grundström
/Telegrafi/