Porto dhe Manchester United kanë barazuar me rezultat 3-3 në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Evropës.
Djajtë e Kuq e nisën shumë mirë ndeshjen, duke rrezikuar që në start, për të gjetur pastaj golin.
Një depërtim shumë i bukur i Marcus Rashford u kurorëzua më gol në minutën e shtatë për 1-0.
Në minutën e 29-të, Rasmus Hojlund gjuan bukur nga afër për të shënuar për 2-0.
Vendsit u kthyen në lojë në minutën e 27-të, me një gol të shënuar nga pep me kokë për 2-1.
Pas tetë minutash, sulmuesi i Portos, Samu Omorodion arriti të shënojë për 2-2.
Pjesa e dytë nisi më mirë për portugezët, që ishte shumë e rrezikshëm.
Samu Omorodion dërgoi për herë të parë në epërsi Porton në minutën e 50-të, me golin për 3-2.
Gjërat u bën edhe më keq për Man Utd kur në minutën e 81-të, Bruno Fernnades u largua nga loja me karton të kuq.
Por edhe pse me dhjetë veta në fushë, Djajtë e Kuq në fund arritën të shënonin, me Harry Maguire që me kokë gjeti rrjetën për 3-3.
⚽️GOAL🇪🇺 | Porto 3-3 Manchester United | Maguirepic.twitter.com/HNNP8rdIOx
— Goals Xtra (@GoalsXtra) October 3, 2024
Ndeshja u mbyll në barazim dhe skuadrat ndanë pikët nga kjo përballje. /Telegrafi/