Site icon Telegrafi

Spektakël basketbolli në ndeshjet e para të ‘Play-Off’-it në NBA

Janë zhvilluar ndeshjet e para të ‘Play-Off’-it në elitën e basketbollit amerikan NBA.

Katër sfidat e para kanë qenë spektakolare, me befasi dhe rezultate shumë të ngushta.

Milwaukee Bucks u desh të djerësiten shumë për ta mposhtur Miami Heat dhe këtë e arritën vetëm pas vazhdimeve me dy pikë diferencë 109:107.

Befasia më e madhe ndodhi në Los Angeles, ku Clippers janë mposhtur në terren të vet nga Dallas Mavericks me 10 pikë diferencë 103:113.

Luka Doncic ishte fantastik në këtë takim me 31 pikë, 10 kërcime e 11 asistime për t’i dhënë epërsinë Dallasit.

Brooklyn Nets ashtu siç është pritur ka mposhtur Boston Celtics, por me shumë mund, pasi në fund rezultati ishte i ngushtë 104:93.

Befasia tjetër ka ardhur nga ndeshja Denver Nuggets – Portland Trail Blazers.

Vendasit ishin favorit, por mysafirët të udhëhequr nga Damien Lillard që shënoi 34 pikë triumfuan me rezultat 109:123. /Telegrafi/

Rezultatet:

Milwaukee Bucks – Miami Heat 109:107 (1-0)

https://www.youtube.com/watch?v=mK2Z0N4NXOw

LA Clippers – Dallas Mavericks 103:113 (0-1)

Brooklyn Nets – Boston Celtics 104:93 (1-0)

https://www.youtube.com/watch?v=tjniniSxbw0

Denver Nuggets – Portland Trail Blazers 109:123 (0-1)

Exit mobile version