Ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski, sot mori pjesë në punëtorinë për menaxhim me stresin gjatë punës në qendrën për trajnim në Idrizovë, organizuar nga ambasada italiane në Shkup, ndërsa financiarisht e mbështetur nga zyrat e OSBE-së në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Në shoqëritë si kjo e jona, ku janë shkatërruar të gjithë kufijtë e sigurisë personale, ekzistenciale, por edhe të sigurisë personale, profesionale dhe motivimit, stresi konsiderohet logjik si ndjenjë individuale, por edhe kolektive i cili në masë të madhe e përcakton sjelljen e njerëzve ndaj vetes, të afrëmve, kolegëve dhe punës”, deklaroi Spasovski.
Sipas tij partizimi i institucioneve shtetërore në të cilat edhe policia e Maqedonisë, si një nga shtyllat kyçe, është kërcënuar në mënyrë tejet të ashpër dhe ka krijuar stres tek nënpunësit policorë të Maqedonisë.
Në këtë punëtori morën pjesë edhe ambasadorët e Italisë dhe OSBE-së, Karlo Romeo dhe Nina Soumalainen./Telegrafi/