Site icon Telegrafi

Spasovski: Listat zgjedhore janë mbushur sipas dëshirës, me ”votues turist” (Video)

Sekretari i LSDM-së dhe ministri i Punëve të Brendshme në Maqedoni nga Gjevgjelia ka komentuar gjendjen e listave zgjedhore në Maqedoni, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në takimin e funksionarëve të LSDM-së me qytetarët e këtij vendi, Spasovski tha ”Po vërtetohet teza e LSDM-së se ka probleme serioze me listat zgjedhore. Unë dhe ekipi im kemi zbardhur probleme serioze dhe manipulime me listat. Krejt këto probleme vijnë nga lëshimi i letërnjoftimeve të rreme pa dokumente themelore. Ku kanë dashur kanë futur votues fiktiv.” thotë Oliver Spasovski./Telegrafi/

Exit mobile version