Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov sot është për vizitë në Qendrën ndërkombëtare për trajnim të Organizatës ndërkombëtare në Torino të Italisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Spasov, siç njoftoi MPPS ka realizuar takim me drejtorin e Qendrës, Jangjy Liu dhe drejtorin e ONP për Evropën Qendrore dhe Lindore, Antonio Graciozi.
‘Kjo qendër paraqet provajder global, i cili zbaton trajnime dhe programe për qeveri, organizata të punëtorëve dhe punëdhënësve në pjesën e dialogut social, administratës së punës, punësimit dhe zhvillimit të mjeshtërive dhe sferave të tjera’, thuhet në kumtesën e MPPS-së.
Në takim është kontraktuar bashkëpunim intensiv në periudhën e ardhshme, që nënkupton organizim të trajnimeve të qëllimshme nga fusha e tregut të punës, sigurisë dhe shëndetit gjatë punës, dialogut social për të punësuarit në MPPS, Inspektoriatit shtetëror të punës dhe Agjencisë për punësim’, qëndoron në kumtesën e MPPS. /Telegrafi/