Një burrë vendosi t’i bënte vetes një funeral ndonëse gjallë dhe tha se kjo përvojë e çuditshme i dha atij një energji të përtërirë për jetën.
Victor Amela, 63-vjeçar, u tha lamtumirë miqve dhe familjes së tij përpara se të hapte një varr në fermën ku lindi. Ai porositi një arkivol dhe qëndroi një orë nën tokë, transmeton Telegrafi.
Shkrimtari spanjoll madje kishte ftuar një prift për të kryer shërbimin dhe u kërkoi të afërmve të tij të lexonin dedikimet.
“Kur më mbuluan dhe mbeta në errësirë, dëgjoja dheun që zbarkonte në arkivol. Për një sekondë, më kapi paniku. Por, paniku u largua. Më pas fillova të pushoja dhe ta shijoja. Sa do të kisha dashur të qëndroja më gjatë”, tha 63-vjeçari. /Telegrafi/