Pas gjashtë fitoreve radhazi, Luciano Spalletti po punon me një grup të reduktuar lojtarësh në ditët e fundit, pasi shumë lojtarë gjenden ne kombëtaret e tyre.
Interi po përgatitet që të luajë derbin ndaj Milanit më 21 tetor.
Gjithsesi lajmi i mirë për Luciano Spallettin është se tre nga lojtarët e grumbulluar me kombëtaret respektive, janë rikthyer sërish në Milano.
Kjo pasi është vlerësuar se nuk janë në gjendjen e duhur fizike.
Bëhet fjalë për mbrojtësin italian Danilo D’Ambrosio dhe dy kroatët, Sime Vrsaljko dhe Marselo Brozovic.
Ky është një lajm mjaft i mirë për trajnerin e Interit, pasi tashmë stafi mjekësor i Interit, po punon për t’i rikuperuar plotësisht tre futbollistët që të jenë në dispozicion për ndeshjen derbi me Milanin. /Telegrafi/