Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, u pyet për afro 1 orë e gjysmë nga hetuesit në Prokurorinë e Posaçme këtë të enjte.
Ai u shoqërua në orën 10 nga paraburgimi i Durrësit dhe qëndroi në SPAK deri në orën 11:30, ku në prani të dy avokatëve të tij u pyet si person nën hetim për herë të pare, pasi në dhjetor ishte pyetur si deklarues.
Gjatë seancës së marrjes në pyetje, burime konfirmojnë se hetuesit i kanë komunikuar atij edhe nisjen e hetimeve për akuzën e mbajtjes së sendeve të palejuara në paraburgim, pas dyshimeve për përdorimin e një telefoni celular.
Mbi këto rrethana të reja të hetimit, avokati i kryebashkiakut Ermir Beta tha se përpara prokurorëve ata nuk kanë dhënë shpjegime dhe nuk kanë mbajtur një qëndrim./Tv Klan