Gareth Southgate e ka mbrojtur vendimin e tij për ta lënë Raheem Sterlingun jashtë skuadrës së Anglisë për ndeshjen e të enjtes kundër Malit të Zi duke thënë se është veprim i mirë për ekipin. Megjithatë, përzgjedhësi i Tre Luanëve nuk ka dhënë detaje lidhur me zënkën e anësorit me Joe Gomezin.
Futbollisti i Manchester Cityt është pezulluar nga përfaqësuesja për sfidën që zhvillohet në Wembley, të vlefshme për kualifikimet në ‘Euro 2020’, pas një kacafytjeje me mbrojtësin e Liverpoolit në St George’s Park të hënën.
Kjo zënkë kishte pasuar një mosmarrëveshje që kishin pasur dy futbollistët në derbin e të dielës në Ligën Premier.
https://twitter.com/360Sources/status/1194155366067527681
Përzgjedhësi i Anglisë ka konfirmuar se dy lojtarët po flasin me njëri-tjetrin, por nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me problemin mes tyre.
“Duhet të gjesh një mënyrë që ekipi të vazhdojë përpara. Duhej që t’i qetësonim emocionet e tepruara. Prioriteti im është gjithmonë kujdesi dhe shëndeti i lojtarëve të mi”.
“Pastaj duhet të marrësh një vendim për diçka të mëtutjeshme dhe që grupi të vazhdonte tutje, gjëja e duhur ishte që të mos e përzgjidhja Raheemin”, ka deklaruar Southgate në konferencën për shtyp. /Telegrafi/