Site icon Telegrafi

Southampton triumfoi në ndeshjen që vlen më shumë para se finalja e Ligës së Kampionëve – shuma që fitoi është e jashtëzakonshme

Southampton siguroi një rikthim në Ligën Premier të dielën duke mposhtur Leeds 1-0 në “Wembley Stadium” në finalen e playoff-it të Championship, që njihet edhe si ndeshja më e pasur në futbollin botëror.

Një shumë prej 160 milionë euro fitimet nga të ardhurat nga transmetimi dhe paratë e tjera janë të garantuara për klubin e bregdetit jugor.

Golin e vetëm në ketë ndeshje e shënoi Adam Armstrong në minutën e 24-të.

Southampton kthehet në Ligën Premier së bashku me Leicester dhe Ipswich, të cilët morën dy vendet e para që sigurojnë automatikisht promovimin.

Përveç 36 milionë eurove fillestare për paraqitjen, skuadra që fiton finalen e kampionatit do të arkëtojë 160 milionë euro në tre sezonet e ardhshme.

Megjithatë, nëse Suothampton mbijeton në Ligën Premier sezonin e ardhshëm, shifra do të rritet në 310 milionë euro, të cilat ai do t’i marrë gjatë pesë sezoneve të ardhshme.

Ndaj me të drejtë kjo ndeshje quhet “më e shtrenjta në botën e futbollit”, më e vlefshme edhe se finalja e Ligës së Kampionëve.

Southampton ishte në Ligën Premier nga 2012-2023, një periudhë e lavdishme për klubin që njihet për nxjerrjen e lojtarëve të talentuar nga akademia, me emra si Gareth Bale dhe Theo Walcott, që qëndrojnë në krye. /Telegrafi/ 

Exit mobile version