Southamptoni ka fituar ndaj Arsenalit me rezultat 3-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në Ligën Premier.
Topçinjtë janë mposhtur pas më shumë se dy muajsh pa humbje nga Southamptoni që mori fitoren e parë këtë sezon para tifozëve të tyre.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Danny Ings (20′, 44′) dhe Charlie Austin (85′) për vendasit, ndërsa për Arsenalin shënoi Henrikh Mkhitaryn (28′, 53′).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mesfushori armen i Arsenalit, Mkhitaryan, i cili u vlerësua me notë 8.4, ndërsa nota më e ulët shkoi për Bernd Leno që u notua me 5.7.
Për 90 minuta në këtë ndeshje luajti edhe futbollit me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka, i cili luajti si mbrojtës dhe pati një paraqitje jo të mirë duke u notuar me 5.9.
Southampton:
Arsenal:
/Telegrafi/