Site icon Telegrafi

Sophie Turner thyen heshtjen pas divorcit nga Joe Jonas

Ylli i “Game of Thrones”, Sophie Turner, ka ndarë një deklaratë pas ndarjes nga bashkëshorti Joe Jonas.

Aktorja ndau një postim në Instagram të mërkurën (6 shtator) me një “deklaratë nga ne të dy”, një ditë pasi Jonas dorëzoi dokumentet e divorcit në një gjykatë në Miami.

“Pas katër viteve të mrekullueshme, kemi vendosur reciprokisht t’i japim fund martesës sonë”, nisi deklarata.

“Ka shumë spekulime se pse, por, ky është me të vërtetë një vendim i përbashkët dhe ne sinqerisht shpresojmë që të gjithë mund të respektojnë dëshirat tona për privatësi për ne dhe fëmijët tanë”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Sophie Turner

Në dokumentet e parë nga E! Online, këngëtari i “Jonas Brothers” deklaroi se “martesa ndërmjet palëve është prishur në mënyrë të pakthyeshme” në dosjen zyrtare.

Jonas thuhet gjithashtu se ka kërkuar “përgjegjësi të përbashkët prindërore” me Turner dhe tha se “duhet të krijohet një plan prindëror” për vajzën e tyre trevjeçare, Willa dhe vajzën e tyre, 14-muajshe, inicialet e së cilës janë shënuar vetëm në dosje.

Dyshja u martuan zyrtarisht në maj të të njëjtit vit, me një ceremoni në Las Vegas të drejtuar nga një imitues i Elvis Presley.

Ceremonia u zhvillua menjëherë pas “Billboard Music Awards” të vitit 2019, ku të dy kishin marrë pjesë.

Jonas dhe Turner më pas mbajtën një ceremoni të mbushur me yje një muaj më vonë në jug të Francës, ku morën pjesë familjarë, miq të ngushtë dhe yje të showbizit. /Telegrafi/

Exit mobile version