Site icon Telegrafi

Sonte zhvillohet Superkupa e Turqisë – Fenerbahce mendon ta lërë në gjysmë ndeshjen, ka tri plane si ta arrijë këtë gjë

Finalja e Superkupës së Turqisë ndërmjet Fenerbahçes dhe Galatasarayt është caktuar për sonte nga ora 20:30, ku Fenerbahçe do ta bojkotojë këtë përballje për të vazhduar me protestat e tyre kundër Federatës Turke të Futbollit.

Gjegjësisht, Fenerbahçe vendosën të dërgojnë një skuadër U19, e cila është vazhdimësi e historisë nga fillimi i javës kur u diskutua për tërheqjen e mundshme nga liga dhe në fund u vendos kundër.

Shkak për gjithçka ka qenë sulmi ndaj lojtarëve të Fenerit në ndeshjen jashtë fushe ndaj Trabzonsporit.

Kujtojmë se Fenerbahçe kërkoi që ndeshja e Superkupës së Turqisë të shtyhet për një tjetër fate dhe të delegohen gjyqtarë të huaj, por federata turke nuk ka vendosur për kërkesës së tyre.

Kjo pasi në mesjavë Fenerbahce do të luajë kundër Olympiacosit në kuadër të çerekfinales së parë në Ligën e Konferencës.

Lexo po ashtu Detaje interesante të ekipit U19 të Fenerbahces që do të luajë ndeshjen e Superkupës kundër Galatasarayt

Për shkak të kësaj, Fenerbahçe vendosi të dërgojë në shenjë proteste ekipin e  të rinjve dhe plani është që ndeshja të mos luhet deri në fund, por të ndalet dhe për këtë kanë tri plane.

Skenari i parë është që ata të sjellin vetëm nëntë lojtarë në fushë, pas së cilës tre do të largohen nga loja për shkak të “lëndimeve” dhe gjyqtari do të duhet të ndërpresë lojën për shkak të numrit të pamjaftueshëm të lojtarëve.

Një mundësi tjetër është që lojtarët të marrin kartonë me qëllim në mënyrë që tre të përjashtohen, ndërsa opsioni i tretë është që skuadra të largohet nga fusha sapo të fillojë ndeshja.

Do të mbetet të shihet se si do të përfundojë kjo përballje që ka krijuar zhurmë të madhe në Turqi javët e fundit. /Telegrafi/

Exit mobile version