Prishtina sot është mbuluar nga ajri i ndotur, i cili sipas matjeve të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, është në shkallë shumë të lartë.
Tani ajri është në shifrën 191, që është shifra më e lartë e ndotjes së ajrit, që nga dimri i kaluar.
Ndotja e ajrit është shkaktuar si pasojë e rënies së temperaturave, por edhe për shkak të mungesës së erërave, të cilat e largojnë tymin e shkaktuar nga ndotësit e ndryshëm, si nga KEK-u, përdorimi i lëndëve djegëse për ngrohje dhe ndotja nga veturat.
Po ashtu një gjendje të tillë të ajrit e shkakton edhe mungesa e reshjeve të shiut./Telegrafi/