Telegrafi

“Sondazhi i sondazheve”, CNN tregon se kush po udhëheq mes Harrisit dhe Trumpit

CNN raporton se Kamala Harris dhe Donald Trump janë në një garë të ngushtë për president të SHBA-së.

Sondazhi i fundit i CNN tregon një garë të ngushtë zgjedhore të përgjithshme pa lider të qartë midis zëvendëspresidentes, Kamala Harris dhe ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

“Sondazhi i Sondazheve” përfshin NPR/PBS News/Marist të publikuar të martën, i cili gjithashtu nuk ka një lider të qartë midis kandidatëve, transmeton Telegrafi.

Harris ka mbështetjen e 51 për qind të votuesve ndërsa për Trumpin do të votonin 48 për qind.

Sondazhi NPR/PBS/Marist zbulon se amerikanët i besojnë Harrisit kundrejt Trumpit rreth çështjes së abortit (56 për qind thonë se Harris do të bënte një punë më të mirë ndërsa 41 për qind Trump) dhe ruajtjen e demokracisë (53 për qind thonë Harris, 46 për qind Trump).

Amerikanët preferojnë Trumpin për imigracionin (52 për qind thonë se ai do ta trajtonte më mirë këtë çështje, krahasuar me 46 për qind për Harrisin) ndërsa sa i përket se kush do ta trajtonte më mirë ekonominë (51 për qind thonë Trump, 48 për qind Harris). /Telegrafi/