Zëvendëspresidentja amerikane, Kamala Harris është në një epërsi të vogël ndaj republikanit, Donald Trump në garën presidenciale, sipas një sondazhi të ri të Reuters/Ipsos.
Në momentin e publikimit të rezultateve të sondazhit të fundit, Harris nuk kishte mbajtur ende takimin me mbështetësit në shtetin federal të Wisconsinit.
Harris ka mbështetje prej 44 për qind ndërsa Trump 42 për qind në mesin e votuesve të regjistruar në një sondazh kombëtar të kryer të hënën dhe të martën, i cili pason Konventën Kombëtare Republikane ku Trumpi pranoi zyrtarisht nominimin e partisë dhe Joe Biden njoftoi se ai po largohet nga gara dhe miraton kandidaturën e Kamala Harrisit.
Harris dhe Trump ishin të barabartë me 44 për qind në sondazhin e mëparshëm të 15-16 korrikut, me republikanin që kryesonte me një për qind në sondazhin e 1-2 korrikut.
Në të tre sondazhet, diferenca ishte brenda kufirit të gabimit statistikor prej tre për qind, transmeton Telegrafi.
Rezultatet e fundit të sondazhit arsyetuan se pse presidenti amerikan u largua nga gara dhe pse Harrisi e zëvendësoi atë në listë.
Rreth 56 për qind e votuesve të regjistruar u pajtuan me deklaratën se Harris, 59-vjeçare është “mendërisht e mprehtë dhe e aftë për të përballuar sfidat”, krahasuar me 49 për qind që thanë të njëjtën gjë për 78-vjeçarin Trump. Vetëm 22 për qind e votuesve e vlerësuan Bidenin në këtë mënyrë.
Biden, 81 vjeç, i dha fund garës për rizgjedhje pas një debati me Trumpin, në të cilin ai shpesh belbëzoi dhe nuk arriti të sfidonte në mënyrë agresive sulmet e Trumpit, të cilat përfshinin gënjeshtra të shumta.
Rreth 80 për qind e votuesve demokratë thanë se e shihnin Bidenin si politikanë të fort, por për Harrisin kjo për qindje shkonte në shifrat 91.
Tre të katërtat e votuesve demokratë thanë se ishin dakord me deklaratën se partia dhe votuesit tani duhet të qëndrojnë pas Harrisit, ndërsa vetëm një e katërta thanë se më shumë kandidatë duhet të konkurrojnë për emërimin e partisë.
Ndryshe, zgjedhjet presidenciale amerikane do të mbahen më 5 nëntor (e martë) të këtij viti. /Telegrafi/