Redaksia e sportit në mediumin më të madh online në Kosovë, Telegrafi.com do të vazhdojë traditën për të zgjedhur më të mirët e vitit në futbollin kosovar.
Si gjithmonë do të ndahen çmimet për secilën pozitë, portieri, mbrojtësi, mesfushori, sulmuesi e talenti i vitit duke mos harruar edhe trajnerin e vitit.
Duke marrë parasysh që lexuesit janë të shenjtë për ne, Telegrafi nga viti i kaluar ka vendosur që ta ndajë edhe çmimin e lexuesve.
Telegrafi ka zgjedhur 20 emra të futbollistëve që kanë lënë gjurmë brenda vitit 2023 në futbollin kosovar dhe që janë ende pjesë e futbollit tonë, ku votat e lexuesve do ta zgjedhin më të mirin.
Sondazhi i Telegrafit do të zgjatë 10 ditë, ku është krejtësisht transparent dhe lexuesit do ta zgjedhin më të mirin e vitit.
Vlen të theksohet se vitin e kaluar këtë çmim e fitoi sulmuesi Albion Rrahmani, që aktualisht luan në Rumani te Rapid Bukureshti./Telegrafi/