Qytetarët e Kosovës më 17 tetor do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e ardhshëm në komunat e tyre.
Telegrafi ka filluar me publikimin e disa sondazheve ku do të përfshihen të gjitha komunat dhe kandidatët.
Në këtë sondazh të gjithë mund të votojnë për kandidatin që mendojnë se do të udhëheqë me komunën përkatëse.
Serinë e këtyre sondazheve, Telegrafi sot e vazhdon me komunën e Vushtrrisë. Në garë për të parin e kësaj komune janë Xhafer Tahiri nga LDK, Arsim Rexhepi nga LVV, Ferit Idrizi PDK, Mensut Ademi nga AAK, Albert Maxhuni nga Nisma Socialdemokrate, Jeton Salihu kandidat i pavarur dhe Ergin Sunguri KDTP.
Sipas KQZ-së numri i qytetarëve me të drejtë vote në Vushtrri është 71,684, 32 qendra të votimit dhe 98 vendvotime.
Më 14 tetor do të mbyllen të gjitha sondazhet, ku pastaj në një lajm do të përmblidhen rezultatet finale. Për të shikuar të gjitha sondazhet, klikoni këtu. /Telegrafi/