Site icon Telegrafi

Sondazh: Cilat ministri i vlerësoni më shumë për punën e bërë për një vit qeverisje?

Qeveria Kurti ka shënuar një vit qeverisje, kreu i ekzekutivit, Albin Kurti e ka cilësuar të suksesshëm qeverisjen për gjatë këtij viti.

Kurti gjatë takimit me kabinetin e tij, ka thënë se brenda këtij viti janë krijuar 25 mijë vende pune dhe se Prodhimi i Brendshëm Bruto gjatë 2021-së ka shënuar rritje prej 10.53 për qind.

Ndërsa, kritika të shumta për qeverisjen Kurti ka pasur nga partitë opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës.

Tri partitë opozitare përmes disa adresimeve për media kanë thënë se Kurti nuk ka shënuar ndonjë sukses për gjatë këtij viti, por që vetëm ka pasur dështime.

Lidhur me punën e Qeverisë, Telegrafi ka bërë një sondazh, ku lexuesit mund të votojnë se cila ministri është treguar më e suksesshme për gjatë këtij viti. Radhitja e ministrave është bërë në mënyrë automatike. /Telegrafi/


Pasi jeni këtu, votoni edhe në sondazhin tjetër…

Exit mobile version