Ole Gunnar Solskjaer shpreson se Anthony Martial nuk do të jetë lojtari i fundit që Manchester Unitedi e lidhi me një kontratë të re.
Sulmuesi francez nënshkroi një marrëveshje të re pesëvjeçare me klubin të enjten pas një serie të gjatë bisedimesh.
Megjithatë, në situatën e Martialit janë shumë lojtarë tjerë që po diskutojnë tash e disa muaj për kontrata të reja.
David De Gea, Ander Herrera, Juan Mata dhe Ashley Young janë disa nga lojtarët e Unitedit që ende nuk kanë nënshkruar marrëveshje të reja.
Por, trajneri norvegjez ka thënë se klubi po punon për ndryshimin e kësaj situate.
“Klubi po punon për disa lojtarë”, ka thënë fillimisht Solskjaer.
“Nuk e di sa larg jemi, por është një deklaratë nga klubi që duam të mbajmë lojtarët tanë më të mirë”, përfundoi norvegjezi.
Ndryshe, Unitedi ka shënuar tetë fitore radhazi me norvegjezin në krye të klubit, ndërsa u ndal vetëm në ndeshjen e fundit në barazim 2-2 ndaj Burnley. /Telegrafi/