Manchester United ka marrë një fitore të thellë në udhëtim te Lask Linz në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Evropës.
Djajtë e Kuq kanë shkëlqyer në përballje me austriakët ku kanë triumfuar me rezultat të thellë 0-5.
Odion Ighalo, Daniel James, Juan Mata, Mason Greenwood dhe Andreas Pereierra ishin autorët e golave të fitores për Djajtë e Kuq.
E trajneri norvegjez i United, Ole Gunnar Solskjaer ka mbetur shumë i kënaqur nga paraqitja e lojtarëve të tij.
“Ishte një paraqitje fantastike, por edhe profesionale. Një punë e shkëlqyer nga skuadra. Nuk ishte vetëm paraqitje profesionale, por edhe kualitative”, tha Solksjaer.
Tutje trajneri norvegjez ka vlerësuar lartë edhe golat e shënuar nga skuadra e tij.
“Të gjithë golat e shënuar ishin të kualitetit shumë të lartë. Futbollistët sot ishin shumë të fokusuar dhe shpirti ekipor ishte në nivelin e duhur”, ka thënë Solkjaer.
Kujtojmë që kjo ishte vetëm ndeshja e parë mes Lask dhe United, teksa e kthimit pritet të zhvillohet pas një jave në Old Traford. /Telegrafi/