Ole Gunnar Solskjaer e ka filluar me fitore drejtimin e Manchester Unitedit. Djajtë e kuq fituan ndaj Cardiff Cityt me rezultat 1-5 në Ligën Premier.
Man Utd bëri një lojë shumë të bukur nën urdhrat e trajnerit norvegjez, gjë që i bën tifozët e klubit nga Mançesteri të shpresojnë për një vazhdimësi të tillë.
Goli i parë në ndeshje erdhi nga Marcus Rashford (3′), anglezi shënoi gol të bukur nga gjuajta e lirë.
Gol të bukur shënoi edhe Ander Herrera, i cili pasi mori një pasim nga Paul Poba lëshoi një goditje të mirë nga distanca e cila pas një devijimi të vogël tundi rrjetën kundërshtare.
Për vendasit nga pika e bardhë shënoi Victor Camarasa në minutën e 38-të. Në minutën e 41-të ishte Anthony Martial ai që shënoi për të treguar që skuadra e tij ka udhëtuar vetëm për fitore dhe me rezultatin 1-3 përfunduan 45 minutat e parë.
Në pjesën e dytë shënoi Jesse Lingard (57′) nga pika e bardhë, ndërsa në vazhdim mysafirët rrezikuan me anët të Rashford dhe Paul Pogbas. Në minutën e 90-të shënoi edhe një herë Lingard.
Pas kësaj fitore Man Utd renditet në vendin e gjashtë me 29 pikë, kurse Cardiffi vazhdon në vendin e 17-të me 14 pikë.
Ndeshja e ardhshme e Solskjaerit është kundër Huddersfieldit, ndërsa Cardiffi luan ndaj Crystal Palaces. /Telegrafi/