Trajneri i Real Madridit, Santiago Solari, ka folur pas humbjes 1-2 nga Girona në La Liga.
Tekniku argjentinas përkundër humbjes ende nuk e shikon të humbur titullin në kampionatin spanjoll, ai premtoi se Los Blancos do të përpiqen deri në fund.
“Ky është futbolli, aty gjithmonë është një rival, në këtë rast Girona, që luajti mirë”.
FP: @realmadrid 1-2 @GironaFC
⚽ @Casemiro 25'; Stuani 65' (p), Portu 75'#RMLiga pic.twitter.com/pta596lvkJ— Real Madrid C.F. (@realmadrid) February 17, 2019
“Ne nuk e mbyllëm ndeshjen kur i kishim rastet ta bënim. Megjithatë, Girona luajti mirë në pjesën e dytë. Gabuam në dy raste dhe ata shënuan”.
“Erdhëm sot nga një periudhë e ngjeshur me ndeshje, u përpoqëm, por nuk ishte e mjaftueshëm dhe kështu nuk arritëm suksesin”.
“Ne ende jemi në gjitha garat, do vazhdojmë të përpiqemi”, ka thënë Solari.
Ndeshja e ardhshme e Realit është ndaj Fiorentinas. /Telegrafi/