Please enter at least 3 characters.

Solari: Duam fitore ndaj Ajaxit, por do të përpiqemi të fitojmë gjithë trofeun

2019/03/Solari-Liga-e-Kampioneve.jpg
311:"MADRID, SPAIN - MARCH 04: Santiago Solari, manager of Real Madrid holds a press conference ahead the UEFA Champions League Round of 16 Second Leg match of the UEFA Champions League between Real Madrid and Ajax at Valdebebas training ground on March 04, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)
12:"Getty Images

Santiago Solari ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes kthyese të Ligës së Kampionëve ndaj Ajaxit.

Mbretërit kanë fituar ndeshjen e parë të zhvilluar në Holandë me rezultat 2-1, por gjithashtu ka mbetur e hapur për takimin kthyes.

Ajaxi viziton Santiago Bernabeun të martën në mbrëmje, duke shpresuar të përmbysë epërsinë e Realit, por Solari gjithashtu tha se ekipi i tij synon fitoren.

Trajneri i Real Madridit gjithashtu mban shpresën se skuadra e tij mund të shkojë deri në fund të rrugës dhe të fitojë përsëri trofeun.

"Ne duam ta fitojmë ndeshjen dhe të vazhdojmë në raundin tjetër", ka thënë fillimisht Solari në konferencë për shtyp.

"Duam të shkojmë në këtë ndeshje në mënyrën më të mirë, ky ekip ka karakter".

"Ekipi është mësuar të konkurrojë për gjëra të rëndësishme".

"Kjo është Liga e Kampionëve, ne do të përpiqemi edhe ta fitojmë", përfundoi trajneri i Mbretërve. /Telegrafi/