Malisheva ia doli ta merrte një pikë të madhe në duelin me Prishtinën në kuadër të javës së 34-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Pas ndeshjes, trajneri Bylbyl Sokoli ka thënë se skuadra e tij ka dhënë maksimumin në këtë takim.
“Kemi dhënë maksimumin nga vetja në ndeshjen e sotme”, ka thënë ai fillimisht për ArtSport.
“Kemi marrë një pikë që po shpresoj do të mund të na ndihmojë shumë në luftën për mbijetesë deri në fund të kampionatit”, shtoi Sokoli.
Pas javës së 34-të, Prishtina ka rënë në vendin e pestë me 45 pikë, ndërsa Malisheva është në të shtatin me 40 sosh. /Telegrafi/