Sofia Vergara mahniti 31.7 milionë ndjekësit e saj në Instagram me dy foto mahnitëse të viteve ’90, të enjten.
Bomba kolumbiane 51-vjeçare, e cila darkoi në Nobu Malibu ditë më pare, postoi imazhet buzë plazhit teksa promovonte produktin e saj të ri “Transforma nga Toty”.
Ish-ylli i “Modern Family” ngarkoi një imazh të saj të veshur me të brendshme të zeza me dantella, ndërsa ishte mbështetur në rërë, shkruan DailyMail.
Një tjetër fotografi tregonte të pasmet e saj epshore teksa qëndronte pa bluzë, ndërsa ishte përballë oqeanit.
Ajo shkroi në mbishkrim: “Arsyeja pse jam religjioze tani për përdorimin e “Transforma” në moshën 51-vjeçare. Gjithë ato vite dielli të pambrojtur në vitet ’90!!!”
Ajo etiketoi kompaninë e saj dhe shtoi, ‘#tbtmiami’.
Në foton me valët e oqeanit që shkëlqenin, Sofia kishte veshur të brendshme të bardha të qëndisura ndërsa flokët e gjatë i rridhnin mbi gjoks.
Së bashku me foton e të brendshmeve, ajo shkroi: “Nëse u argëtove shumë në diell si unë, të duhet “Transforma” tani!” /Telegrafi/