Estetët thonë se ky nuk është sezoni i nuancave të qeta apo nude, por të thella dhe praktike. Por, çfarë është atëherë kjo ngjyrë që duhet për thonjtë?
Sofia Richie Graing konfirmon ngjyrën e çokollatës së thellë, teksa u shfaq gjatë një aktiviteti artistik pak ditë më parë dhe sytë e të gjithëve mbetën aty.
Thonjtë çokollatë të Sofia Richie-s janë në modë dhe super të preferuar për vjeshtën dhe muajt e ftohtë të dimrit.
Nuanca e kafesë në çokollatë nuk është domosdoshmërisht zgjedhja më absolute, por ajo mbetet një nga më të këndshmet dhe që rri mirë në të gjitha ngjyrat e lëkurës.
Adhurueset e tjera të famshme të së njëjtës ngjyrë, janë Kendall Jenner dhe Lily James, shkruan Vogue.
Për të rikrijuar të njëjtën nuancë në kushtet e shtëpisë, kërkoni në familjen e latte-s deri në kafenë e thellë.
Lule, xixa apo element të tjerë që mund të aplikohen i bëjnë thonjtë edhe më të bukur.