Site icon Telegrafi

Snailbrook, qyteza që Elon Musk e ndërtoi për punonjësit e kompanive të tij SpaceX dhe Boring

Daily Mail ka arritur të sigurojë pamje brenda Snailbrook, qytezës në Teksas që Elon Musk synon ta ndërtojë për punonjësit e kompanive SpaceX dhe Boring.

Qyteza ka filluar të marrë formë në periferi të Austin, ku Musk po ndërton fabrikat për SpaceX dhe Boring, pasi u tërhoq nga Kalifornia, transmeton Telegrafi.

Fotografitë që i siguroi Daily Mail, shfaq një sërë fushash të sporteve si dhe palestrat e fitnesit. Ka edhe shtëpi të vogla për stafin e kompanive në të cilat do të jetojnë për 800 dollarë në muaj.

Qyteza në Austin përfshin shtëpitë edhe për punonjësit e fabrikës së veturave elektrike Tesla, dhe kjo qytezë shtrihet në qindra hektarë pranë lumit Colorado.

Kjo qytezë do të ketë edhe pishina, palestra fitnesi kurse pritet të ndërtohet edhe selia kryesore e Tesla që aktualisht gjendet në Kaliforni.

Për fëmijët e punonjësve të kompanive të tij, Musk ka menduar ndërtimin edhe të një shkolle si dhe kopshte për ata që janë më të vegjël.

Në anën tjetër  i tërë kompleksi do të monitorohet nga sistemi më i avancuar me kamera, që vëzhgojnë çdo lëvizje edhe gjatë natës. /Telegrafi/

Exit mobile version