Lionel Messi dhe familja e tij vendosën të dilnin për darkë në një restorant në Buenos Aires të hënën mbrëma – dhe qindra, nëse jo mijëra, tifozë u mblodhën jashtë për të parë fituesin e Kupës së Botës.
Sulmuesi 35-vjeçar u kthye në Argjentinë këtë javë përpara miqësoreve të tyre ndërkombëtare kundër Panamasë dhe Curacaos.
Dhe ai nuk humbi kohë duke vizituar Don Julio – një restorant në Palermo, një lagje në Buenos Aires – me gruan e tij, Antonela Roccuzzo dhe fëmijët.
Megjithatë, së shpejti, ai mund të jetë penduar për vendimin e tij për të dalë pas përhapjes së njoftimit për mbërritjen e tij.
Vendasit u dyndën jashtë ndërtesës në Palermo dhe kur ai doli jashtë, Messi u rrethua nga qindra tifozë.
Siç mund ta shihni nga pamjet e mëposhtme, një numër i madh njerëzish ose u përpoqën të bënin një selfie me sulmuesin e PSG-së ose të merrnin një autograf nga ai. /Telegrafi/
“DALE CAMPEON, DALE CAMPEON.”
Messi has arrived at his niece's fifteenth birthday with his family and fans went crazy 🇦🇷
— All About Argentina 🛎🇦🇷 (@AlbicelesteTalk) December 28, 2022