Site icon Telegrafi

Skena shokuese nga ndeshja e Ligës Premier: Yerry Mina dyshohet se ka kafshuar Dominic Solanken

Mbrojtësi i Evertonit, Yerry Mina dyshohet se ka kafshuar Dominic Solanken pasi tensionet mes lojtarëve të Everton dhe Bournemouth arritën pikën më të lartë.

Një përleshje shpërtheu kur Solanke e rrëzoi Jordan Pickfordin në tokë, duke shkaktuar një përleshje masive mes pjesës tjetër të lojtarëve.

Mina ishte i pari në skenë dhe u duk se kafshoi sulmuesin e Cheerys në një sekuencë të çuditshme ngjarjesh.

Lexo po ashtu Përfundon sezoni 2022/23 në Ligën Premier: Kush e siguroi vendin në Evropë dhe kush ra në Championship

Një Solanke dukshëm i hutuar i tha gjyqtarit plagët e tij të betejës duke shfaqur një ‘shenje kafshimi’ të kuqe në gjoks.

Megjithatë, Stuart Atwell tregoi pak interes, së bashku me VAR dhe loja mund të vazhdonte.

Në vend të kësaj, si Pickford ashtu edhe Solanke iu dha nga një karton të verdhë secilit, me Minan që u largua pa u ndëshkuar. /Telegrafi/

Exit mobile version