Si qendra më moderne e qeramikës dhe sanitarisë në Kosovë, e cila ofron një gamë të gjerë të produkteve kualitative e moderne, Lutian Home ka dëshmuarse është duke i ndjekur trendet më të fundit duke sjell në treg produktin e ri që u mundëson konsumatorëve t’i shohin pllakat, banjot dhe produktet tjera përmes realitetit virtual duke shkarkuar aplikacionin falas.
Por, si funksionon saktësisht ky produkt dhe për çfarë shërben?
Ky produkt funksionon duke ju mundësuar që përmes një aplikacioni të veçantë, ju ta skanoni “QR Code” në postimet e Lutian Home dhe aty ta shihni me vizualitet 3D se si do të dukej ajo banjo apo ato pllaka në shtëpinë tuaj.
Fillimisht duhet ta shkarkoni aplikacionin “ViSoft AR” në Android apo iOS, pastaj të futeni në faqen e Facebook-ut të Lutian Home dhe postimeve që kanë “QR Code” mund t’jua skenoni kodin dhe në aplikacion do t’ju shfaqet ai produkt në realitet virtual në telefonin tuaj.
Lutian Home me qëllim që t’jua lehtësojë eksperiencën e blerjes sa më shumë konsumatorëve dhe t’ju ofrojë siguri, ka ardhur me këtë teknologji të fundit në mënyrë që të gjithë t’i shohin produktet e preferuara përmes realitetit virtual në shtëpitë e tyre.
Përndryshe, ju gjithashtu mund t’jua dërgoni Lutian Home-it dimensionet e banjos tuaj dhe banjon që e dëshironi, ndërkaq Lutian Home jua përgatitë ta shihni atë përmes realitetit virtual se si duket në shtëpinë tuaj.